Shisni më Shumë nga Dyqani Online

Ne ofrojmë teknologji të përparuar të ndërtimit të dyqaneve online (e-commerce), dizajn profesional të faqes së internet, brandim dhe shërbime të marketingut online, që janë posaçërisht për të luftuar konkurrencën dhe për të siguruar suksesin tuaj në tregun e gjerë të internetit.

Çfarë na veçon?

• Jo të gjitha faqet e internetit janë njëlloj

Me kompaninë tonë dhe teknologjinë e përparuar të zhvillimit të websiteve e-commerce të integruar me shërbimet e marketingut, ju thjesht do të shisni më shumë. Ne i ndërtojmë dyqanet online në mënyrë të atillë që biznesi juaj në internet të jetë konkurrues dhe i suksesshëm.

• Të gjithë Komponentët dhe Shërbimet Kritike të Avancuara të Biznesit do jenë të integruara paraprakisht në faqen tuaj!

• Projektimi i Websitit si Zhvillim i Markës së Korporatës

Kompania jonë ka krijuar maturi në krijimin e dyqaneve online e-commerce dhe reklamimin e tyre në internet. Njohja e markës suaj në internet është një element kritik në shfrytëzimin e besimit të klientit dhe biznesit të tyre. Shumica e brandeve kryesore e arrijnë prezencën e tyre në internet nëpërmjet elementëve të njohjes së emrave të markave të korporatave. Ky është hapi i parë drejt shkencës së dizajnit profesional të faqes. Ne e brandojmë faqen tuaj të tregtisë elektronike në sajë të elementeve, ngjyrave, psikologjisë dhe qëllimeve të biznesit tuaj.

• Integrimi i Fushatave Inteligjente të Marketingut Strategjik

Teknologjitë e përparuara të komponentëve bëjnë që faqet tona të vendosen në një nivel të lartë për sa i përket kualitetit dhe suksesit në treg. Serverët tanë ekskluzivisht të siguruar, të sigurt dhe të menaxhuar me teknologji të reja rrisin konvertimin tuaj të klientit dhe rrisin shitjet për t’ju mbrojtur nga luftërat e çmimeve dhe konkurrencës.

• Teknologji të Avancuara të Uebfaqeve dhe Serverëve

Ndoshta edhe më kritik për të gjithë është një ekip menaxherial me përvojë që ofron një shërbim një për një. Shumica e bizneseve të vogla dhe të mesme nuk kanë stafin e brendshëm që kanë shumica e kompanive të markave të mëdha. Ne i ofrojmë të gjitha shërbimet tona, jo vetëm në mënyrë profesionale, por me një mënyrë të personalizuar dhe shumë të kujdesshme.

• Ne shpresojmë të jemi pjesë e suksesit tuaj për vitet në vijim.

Implementimi

Ne ju garantojmë faqe e-commerce me prezencë profesionale dhe që njëkohësisht i ofron vizitorëve një eksperiencë të shkëlqyeshme gjatë pazarit online.

Nëse ju duhet shpejt ose nuk doni të shpenzoni shumë për një website, ne ju sugjerojmë një dyqan online me WordPress dhe WooCommerce. Një faqe e tillë ecommerce e thjeshtë fillon nga 300$ dhe do të jetë gati, e publikuar në internet për më pak se 3 javë.

Të flasësh për projekte më të mëdha është ndryshe. Mund të përdorim përsëri WordPress ose CMS të tjera si PrestaShop ose Magento. Por, për projekte të mëdha kompania jonë sugjeron implementim profesional me PHP dhe Laravel dhe VueJS ose Angluar për pjesën e parme të faqes, duke përfshirë këtu dhe dizajn unik dhe modern të bërë posaçërisht për brandin tuaj.

Brandimi & Dizajni

Filozofia jonë e dizajnit i jep rëndësi të vepantë pranisë suaj në internet - dhe në ngritjen e emrit tuaj në tregun e gjerë online.

Një faktor i rëndësishëm në rritjen e shitjeve në faqen tuaj e-commerce ka të bëjë me perceptimin e klientit për kompaninë tuaj dhe me besueshmërinë që njerëzit kanë. Dizajni është një pjesë e tij. Por marka juaj është aji që e bën vërtet dizajnin. Ngrini lart markën tuaj, dhe mund të keni një faqe me pamje të shkëlqyeshme, por kjo nuk do të thotë që keni një faqe të besueshme, një faqe të sigurt, një faqe të paharrueshme – një faqe të suksesshme.

Për t’a përmbledhur atë që thamë, ne ju mundësojmë një dizajn dhe zhvillim gjithëpërfshirës për një website, duke u bazuar në qëllimet e kompanisë suaj, demografinë e klientit, industrinë dhe objektivat e marketingut.

Shpresojmë të jemi pjesë e suksesit tuaj.

Scroll to Top